Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

“Shpella e flladit” në Panorc të Malishevës

Ndodhet në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.

Fjala është për “Shpellën e Flladit”, siç e njohin banorët e asaj ane.

Ky atraksion është i njohur për banorët e Panorcit e fshatrave përreth, por jo edhe më gjerë.

Është Hafir Rexha, njëri nga banorët e fshatit që thekson se ky atraksion i veçantë ndodhet në afro 800 metra lartësi mbidetare.

Sipas tij, është interesante historia se si i mbeti emri kësaj shpelle, e cila së fundi ishte e mbushur me ujë si shkak i vërshimeve, siç thekson Rexha.

Rexha thotë se kjo shpellë mund të shndërrohet në një atraksion edhe për vizitor të tjerë, porse për këtë duhen plotësuar kushte shprehet ai.

Edhe Shpella e Gadimes, ku krijimi i kristaleve s’ndalet SOT Shpella e Gadimes, ku krijimi i kristaleve s’ndalet

“Për këtë shpellë ende nuk janë kryer matjet ekzakte, por përafërsisht mendohet të jetë afro 1.000 metra thellësi me zona të ndryshme brenda.

Ajo që i mungon shpellës është fillimisht sinjalizimi deri te shpella, pastaj ndriçimi, sepse ndryshe do të mund të lëviznin vizitorët deri te pjesa dalëse e saj”, thotë banori.

Peizazhi i bukur që ofron natyra përreth kësaj shpelle është një tjetër veçori e fshatit Panorc të Malishevës, përfshirë edhe burimin e ujit që njihet si “Vrellë”.