Viti i largët 1966 ishte periudha kur fshatit Gadime të Komunës së Lipjanit iu bë emri i njohur në tërë vendin.
Një banor gjatë gërmimeve për ta ndërtuar shtëpinë hasi në mermer dhe kështu nisën procedurat për zbulimin e Shpellës së Gadimes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të viteve ’70 edhe u bë e qasshme për vizitorë.
Ata që kanë kureshtje për ta eksploruar Shpellën e Gadimes janë të shumtë. Përpos nga Kosova e vende fqinje, aty ka pasur vizitorë edhe nga Kanadaja e Meksika.
Asnjëri nga ta nuk heziton ta shprehë se sa mbresa iu lë ky vend, marrë parasysh edhe faktin se është një ndër dy shpellat e vetme në Evropë tërësisht e mermertë.
Ka të tillë vizitorë që një herë nuk u ka mjaftuar për ta vizituar Shpellën e Gadimes.
Halil Dacaj brenda një viti mbi 10 herë shkon aty. Edhe për dëshirën e tij, edhe për të sjellë miq e familjarë.
Bukuritë e tilla, tregon ai, është çdoherë mirë që të promovohen.
Formimi i stalaktiteve dhe stalagmiteve është karakteristike e shpellave në përgjithësi.
E, për këtë të Gadimes karakteristikë tjetër janë edhe kristalet që formohen nga uji i cili nuk bie në tokë, por rri pezull për t’i krijuar kristalet vezulluese.
Sa i përket mirëmbajtjes, ajo për të cilën më së shumti ka nevojë është ndriçimi.
Dritat që janë aty nuk i bëjnë drejtësi tërë pamjes mbresëlënëse që është në secilin cep të shpellës.
Shpella është e gjatë gjithsej 1500 metra e për vizitorë 1300 prej tyre janë të qasshme.