Pesë persona janë arrestuar të premten, përfshirë dy zyrtarë doganorë, nën dyshimin për futjen në Kosovë të barnave pa kaluar nëpër procedura të parapara. E sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, vlera e këtyre barnave është rreth 150 mijë euro.
Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se fillimisht tre të dyshuar janë ndaluar nga zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Fushë-Kosovë. Të dyshuarit ishin ndaluar me sasi të madhe të barnave, që dyshohet se ishin futur përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pa i kaluar procedurat e parapara.
Pas evidentimit me procerverbal të barnave, sasisë dhe llojeve të tyre, inspektorët kanë vlerësuar se vlera e sasisë së barnave të kapura është rreth 150 mijë euro.
Të dyshuarit janë dy shtetas turq dhe një kosovar. Ndaj tyre është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Kontrabanda me mallra’. Pas intervistimit, tre të dyshuarit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.
Pas kësaj, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës janë intervistuar dy zyrtarë doganorë të angazhuar në Aeroport. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
-
Konfiskohen barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit
-
Sekuestrohen barna në vlerë 1,500 euro, u shitën pa banderola
-
Kapen barna të kontrabanduara në vlerë prej 20 mijë eurosh
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia




