Gati 6900 paketime të barnave të ndryshme me banderola të Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë kontrabanduar në Kosovë, janë kapur në një barnatore në Lipjan të premten, ka njoftuar Dogana e Kosovës.
Sipas njoftimit, vlera e mallit llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.
Dogana ka thënë se për mallin e kontrabanduar ka pranuar informatën nga qytetarët.
Malli është sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, ka njoftuar Dogana.
Artikuj të ngjashëm
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Konfiskohen barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit
-
Pesë të arrestuar për 150 mijë euro barna të kontrabanduara
-
Zihet duke kontrabanduar barna nga Serbia, lirohet në procedurë të rregullt
-
Sekuestrohen barna në vlerë 1,500 euro, u shitën pa banderola