Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar operacion kontrolli në një barnatore që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme në qytetin e Pejës.
Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar – bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në territorin e Kosovës.
“Barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike”, njoftoi Dogana.
Dogana ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente.
-
Zbulohet bunkeri brenda një barnatoreje në Ferizaj, gjenden afro 1200 paketime të barnave pa banderola
-
Dogana e AKI-ja me operacion të përbashkët në Pejë e Gjakovë kundër kontrabandës me barna
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
-
Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë