Dogana e Kosovës ka njoftuar të shtunën se ka parandaluar dy raste kontrabande në pikën kufitare Jarinjë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në hyrje të territorit të Kosovës.
Në rastin e parë, zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të detajuar mbi një automjet të udhëtarëve të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gramë argjend të padeklaruar, i cili ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës.
Ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, u gjet sasi e konsiderueshme produktesh të qumështit që po tentohej të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe në kundërshtim me rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.
Mallrat e sekuestruara janë dërguar për procedura të mëtejme ligjore, ndërsa Dogana ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve.
-
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në një maune në Ferizaj
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia