Policia e Kosovës ka njoftuar ka parandaluar kontrabandimin e 2.898 litrave të vajit motorik në Herticë të Podujevës të cilat dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore.
Vaji, sipas Policisë, ishte i vendosur në 161 bidonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdar për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare & kontrabandim me mallra’”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
