Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në komunën e Vitisë, duke sekuestruar një sasi prej 300 kilogramëve të duhanit të përpunuar, i cili dyshohet se ishte futur ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.
Sipas njoftimit, Policia pas pranimit të informatave, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative që çuan në identifikimin e një shtëpie të pabanuar, e cila dyshohet se përdorej për fshehjen dhe depozitimin e mallrave të kontrabanduara.
Pas sigurimit të autorizimit verbal nga prokurori kompetent, policia ka realizuar kontrollin e objektit, ku ka gjetur dhe sekuestruar duhanin e përpunuar, të gatshëm për treg.
Vlera e mallit sipas Policisë arrin rreth në 6 mijë euro, ndërsa shmangiet nga obligimet doganore dhe akciza llogariten në afërsisht 12 mijë euro.
Mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim dhe procedura të mëtejshme ligjore.
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar