Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij do t’i japë fund statusit të Universitetit të Harvardit si institucion i përjashtuar nga pagesa e taksave. Sipas Trumpit, ky vendim është i merituar dhe i vonuar.
Ky veprim vjen pas përplasjes së fundit mes administratës së presidentit dhe këtij institucioni elitar, pasi Harvardi paralajmëroi padi kundër qeverisë federale muajin e kaluar, duke theksuar se pasojat do të ishin të rënda dhe afatgjata.
Që prej fillimit të mandatit të dytë në janar, Trumpi ka pasur qëndrim të ashpër ndaj Harvardit, të cilin e ka akuzuar se është institucion “antisemit, antiamerikan, marksist dhe radikal i majtë”.
Më herët, presidenti ka kërcënuar me ndalimin e pranimit të studentëve të huaj në këtë universitet dhe ka ngrirë mbi dy miliardë dollarë nga fondet federale të dedikuara për të.
Harvardi ka refuzuar të përmbushë kërkesat e administratës Trump, gjë që ka thelluar më tej konfliktin mes Shtëpisë së Bardhë dhe universitetit. Presidenti ka sinjalizuar se mund të ndërmarrë hapa të ngjashëm edhe ndaj institucioneve të tjera të arsimit të lartë që, sipas tij, kanë agjendë politike të njëanshme.
-
Trumpi ia ndalon Harvardit studentët e huaj
-
Administrata Trump synon të tërheqë 100 milionë dollarë financime për Harvardin
-
Gjykatësi bllokon përkohësisht vendimin e Trumpit lidhur me studentët e huaj në Harvard
-
"Harvardi" rrezikon të humbasë të drejtën për të regjistruar studentë të huaj
-
Trumpi përgjigjet me rritje të tarifave botërore