Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë tarifë globale prej 15 për qind, teksa ka vazhduar kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Supreme që ia rrëzoi tarifat e mëhershme.
Të premten ai u shpreh se do ta zëvendësojë tarifën prej 10 për qind që u hodh poshtë nga Gjykata Supreme, me një të re në po atë vlerë. Ndërkaq të shtunën, nëpërmjet një shkrimi në Truth Social, ai ka njoftuar se kjo do të rritej në 15 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTarifat do të hyjnë në fuqi nga e marta e 24 shkurtit.
Në shkrim ai ka thënë e ka ndërruar bindjen dhe ka vendosur për ta rritur tarifën bazuar në një rishikim “të plotë, të detajuar të vendimit qesharak, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht antiamerikan mbi tarifat, të lëshuar dje”.
Pasi gjykata vendosi që atij nuk ia lejon vendosjen e tarifave një ligj i emergjencave ekonomike, Trumpi nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’ia mundësuar shmangien e Konkgresit dhe që të vendosë taksë 10 për qind ndaj importeve. Por këto tarifa kufizohen në vetëm 150 ditë, deri sa të zgjaten përmes ligjeve.