Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City fiton ndaj Wolverhamptonit, del në vend të tretë

Manchester City

Manchester Cityt i ka mjaftuar goli i shënuar nga mesfushori belg, Kevin De Bruyne, për ta mposhtur Wolverhamptonin.

City të premten mbrëma e mposhti Wolverhamptonin me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për skuadrën e Pep Guardiolas kjo ishte fitorja e pestë rresht në të gjitha garat.

Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Premier Leagues.

Golin e fitores për vendësit e realizoi De Bruyne në minutën e 35-të. Ai u asistua nga Jeremy Doku.

Me këtë fitore, City, është ngritur në pozitën e tretë me 64 pikë.

Dy pikë më pak i ka Newcastle Unitedi në vendin e katërt por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Wolverhamptoni ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të.