Manchester City nuk ka lëshuar pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të të Premier Leagues.
City të shtunën e mposhti Wolverhamptonin në shtëpi me rezultatin 2:0. Para ndeshjes me Wolverhamptonin, City ishte pa fitore në katër ndeshjet e fundit në kampionat. Ndërsa u mposht edhe nga skuadra Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi Omar Marmoush e shënoi golin e parë në minutën e gjashtë.
Realizatori i golit të dytë ishte Antoine Semenyo në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
City ka 46 pikë dhe e zë vendin e dytë. Lider është Arsenali.
Wolverhamptoni mbetet në pozitën e fundit me vetëm tetë pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita.