Wolverhamptoni ka shkaktuar njërën prej befasive më të mëdha të sezonit në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e fundit në tabelë, që po bën luftë të madhe për mbetje në elitë, ka barazuar me liderin dhe skuadrën më të fortë deri tani në Angli, Arsenalin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWolverhamptoni dhe Arsenali kanë barazuar të mërkurën mbrëma 2:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 31-të të Premier Leagues, ndërsa u desh të zhvillohej më 21 mars. Por për shkak të finales së “Carabao Cup” me Manchester Cityn, ky ballafaqim u zhvillua të mërkurën.
Bukayo Saka në minutën e pestë dhe Piero Hincapie në minutën e 56-të shënuan për 2:0. Hugo Bueno realizoi gol të bukur për Wolvesin, ndërsa sfidën e vendosi autogoli i Riccardo Calafiorit në minutën e katërt të kohës shtesë.
Arsenali tani ka 58 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Wolverhamptoni mbetet i fundit me dhjetë pikë.