Skuadra e Wolverhamptonit që renditet në pozitën e fundit në Premier League e ka shokuar të premten mbrëma Aston Villan.
Wolvesi në kuadër të javës së 28-të të elitës angleze e mposhti Villan në shtëpi me rezultatin 2:0.
Vendësit dy golat i shënuan në pjesën e dytë.
Për 1:0 shënoi mesfushori brazilian, Joao Gomes, në minutën e 61-të.
Realizatori i golit të dytë ishte mbrojtësi portugez, Rodrigo Gomes, në minutën e 98-të.
Wolvesi ka 13 pikë. Aston Villa e zë vendin e tretë me 51 pikë.