Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami fiton dhe del nga zona e rënies

Tottenham

Tottenhami ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në Premier League të Anglisë.

Me fitoren në udhëtim ndaj Aston Villas 2:1 të dielën mbrëma, Tottenhami, është larguar nga zona që nuk siguron mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tottenhami është ngritur në vendin e 17-të me 37 pikë, kurse Aston Villa mbetet në vendin e pestë me 58 pikë.

Gola që ia siguruan fitoren e madhe Tottenhamit, i shënuan Conor Gallagher në minutën e 12-të dhe Richarlison në minutën e 25-të.

Emiliano Buendia shënoi golin e vetëm për vendësit në minutën e 96-të. Ndeshja Aston Villa – Tottenham i takoi xhiros së 35-të.

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të edicionit aktual.