Aston Villa e ka eliminuar skuadrën e Tottenham Hotspurit nga FA Cup.
Aston Villa e mposhti Tottenhamin me rezultatin 2:1 dhe avancoi në raundin e katërt të Kupës FA.
Mesfushori argjentinas, Emiliano Buendia, e kaloi në epërsi Villan në minutën e 22-të.
Golin e dytë për Villan e shënoi anglezi Morgan Rogers në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Për Tottenhamin golin e vetëm e realizoi sulmuesi francez, Wilson Odobert, në minutën e 54-t.
Villa në Premier League ka 43 pikë dhe e zë vendin e tretë.
Tottenhami numëron 27 pikë dhe renditet në pozitën e 14-të.