Aston Villa të premten mbrëma e ka mposhtur Tottenham Hotsporin me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 37-të të Premier Leagues.
Ezri Konsa e realizoi golin e parë në minutën e 59-të. Boubacar Kamara shënoi për 2:0 në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, Aston Villa, ka 66 pikë dhe është në zonën “Champions”.
Gara për të zënë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm vazhdon të jetë e ashpër. Pesë pozitat e para dërgojnë në “Champions”. Për vende që çojnë në “Champions” po luftojnë edhe Chelsea që aktualisht po luan me Manchester Unitedin. Para ndeshjes Chelsea kishte 63 pikë. Newcastle është i treti me 66 pikë, ndërsa Manchester City ka 65 në pozitën e pestë.
Për Villan kjo ishte fitorja e tretë rresht në ligë. Ndërkohë për Tottenhamin ishte disfata e dytë rresht.
Tottenhami ka 38 pikë dhe e zë vendin e 17-të.
Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.
Tabela aktuale në Premier League, pa llogaritur pikët që Chelsea merr në ndeshjen me Unitedin.

Situata pas fitores së Chelseat: