Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea fiton ndaj Unitedit, dramë në garën për “Champions”

Marc Cucurella

Një gol i Marc Cucurellas i ka mjaftuar Chelseat të fitojë minimalisht ndaj Manchester Unitedit në xhiron e fundit të sezonit në Premier League dhe për të shkaktuar dramë të vërtetë në garën për Ligën e Kampionëve.

Me fitoren në xhiron e 37-të të premten, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelë. “Blutë” e Londrës janë në mesin e gjashtë skuadrave në garë për pozitat nga 2 deri në 5 që çojnë në “Champions”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Londinezët kanë 66 pikë, po aq sa ka edhe Newcastle një pozitë më lartë dhe Aston Villa në vendin e pestë.

Arsenali është i dyti me 68 pikë, ndërsa në garë janë edhe Manchester City (65) dhe Nottingham Forest (62).

Arsenali, Newcastle, City e Nottinghami kanë edhe nga dy ndeshje në dispozicion, ndërsa Chelsea dhe Villa vetëm edhe nga një.

Në xhiron e fundit Chelsea luan me Nottinghamin.

Në anën tjetër, Unitedi ka pasur sezon të tmerrshëm. Ka 39 pikë në pozitën e 16-të.