Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të Premier Leagues.
Newcastle të dielën e mposhti në shtëpi Chelsean me rezultatin 2:0.
Me këtë humbje, Chelsea e rrezikon zonën “Champions”. Chelsea është në pozitën e pestë me 63 pikë. Newcastle ka tri pikë më shumë në vendin e tretë.
Pesë pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Pozitën e këtyre skuadrave e synojnë edhe Aston Villa dhe Nottingham Foresti.
Sandro Tonali e realizoi golin e parë në minutën e dytë. Golin e fundit e shënoi Bruno Guimaraes në minutën e 91-të.
Për Chelsean kjo ishte humbja e parë pas pesë fitoreve radhazi.
Skuadra e Enzo Marescas, Chelsea, nga minuta e 36-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi qendërsulmuesi Nicolas Jackson u ndëshkua direkt me karton të kuq.