Futboll

Unitedi fiton derbin dramatik ndaj Chelseat

Unitedi fiton derbin dramatik ndaj Chelseat

Manchester Unitedi e ka fituar derbin dramatik ndaj Chelseat. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues. 

Bruno Fernandes e kaloi në epërsi Unitedin në minutën e 14-të. 

Casemiro e shënoi golin e dytë në minutën e 37-të por mesfushori brazilian krejt në fund të pjesës së parë u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Edhe te Chelsea, portieri Robert Sanchez u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e pestë.

Trevoh Chalobah në minutën e 80-të i ngushtoi shifrat por goli i tij në fund nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren “djajve të kuq”.

Për Chelsean ishte disfata e parë këtë edicion. Ka dy fitore dhe dy barazime. 

Renditet në pozitën e gjashtë me tetë pikë. 

Unitedi ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim. E zë vendin e nëntë me shtatë pikë.

Unitedi me epërsi prej dy golash pas pjesës së parë ndaj Chelseat

Manchester Unitedi është duke udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë në derbin ndaj Chelseat. Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë të Premier Leagues. 

Bruno Fernandes realizoi për 1:0 në minutën e 14-të. 