Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi shënon fitoren e dytë rresht

United mposht Chelsean

Foto: Associated Press

Pas fitores 1:0 në derbi ndaj Chelseat, Manchester United ka realizuar tjetër fitore në Premier League.
Të hënën mbrëma Unitedi mposhti 2:1 në shtëpi Brentfordin, në kuadër të xhiros së 34-t.

Casemiro në minutën e 11-të dhe Benjamin Sheshko në minutën e 43-të i realizuan golat e fitores për vendësit.

Mathias Jensen në minutën e 87-të shënoi golin e nderit për mysafirët.
Unitedi forcohet në vendin e tretë me 61 pikë.
Brentfordi është në pozitën e nëntë me 48 pikë.