Atletico Madridi e ka vazhduar formën shumë të mirë dhe ka regjistruar tjetër fitore.
Të shtunën e mposhti në udhëtim 2:0 skuadrën e Levantes, në xhiron e 11-të të La Ligas.
Alejandro Grimaldo dhe Giuliano Simeone i shënuan golat e fitores.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Diego Simeone, nuk ka pësuar disfatë prej 9 shtatorit. Prej asaj kohe i ka tetë fitore e një barazim në të gjitha garat. Në La Liga u mposht më 5 shtator nga Athletic Bilbao.
Atletico Madridi pas 11 ndeshjeve ka grumbulluar 28 pikë.
Levante mbetet me 10 pikë.