Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi fiton derbin e Manchesterit, City “rrëshqet” në garën për titull

Manchester United

Manchester Unitedi është fitues i derbit të zjarrtë të Manchesterit.

“Djajtë e kuq” të shtunën në “Old Trafford”, e fituan kryendeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues, përballë “qytetarëve” të Pep Guardiolas.

Unitedi fitoi 2:0 në sfidën dramatike që u vendos në pjesën e dytë.

Amad Diallo e Bruno Fernandes shënuan në pjesën e parë, por golat e tyre nuk ishin të vlefshëm për shkak të pozitave jashtë loje. Të dyja u anuluan pas rishikimit të situatave në VAR.

Por në pjesën e dytë, skuadra e udhëhequr nga Michael Carrick realizoi dy herë.

Në minutën e 65-të pas një kundërsulmi shumë të shpejtë, realizoi Bryan Mbeumo.

Edhe Manchester Unitedi fiton derbin dhe konfirmon kthimin në Champions Futboll Manchester Unitedi fiton derbin dhe konfirmon kthimin në Champions

Në minutën e 76-të realizoi edhe Patrick Dorgu. Mason Mount, një minutë pas inkuadrimit si zëvendësues, realizoi në minutën e 92-të, por edhe goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. 

Për trajnerin Carrick, ish-legjendën e këtij klubi, ishte ndeshja e parë në udhëheqje pas kthimit te kjo skuadër. Carrick u emërua trajner i përkohshëm pas largimit të Ruben Amorimit.

Unitedi me fitore tani i ka 35 pikë, ndërsa City rrëshqet në garën për titull kampioni. Mbetet me 43 pikë. Lider është Arsenali.