Futboll

Unitedi fiton ndeshjen me fund dramatik

Manchester United

Manchester United ka shënuar fitore 3:2 ndaj Fulhamit në ndeshjen që pati fund dramatik. Fulhami fillimisht në minutën e 85-të ngushtoi në 2:1 rezultatin, kurse në minutën e 91-të barazoi në 2:2. Por kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli sulmuesi Benjamin Sheshko. Sheshko ia siguroi Unitedit një tjetër fitore të rëndësishme.

Ai realizoi golin e fitores 3:2 në minutën e 94-t të ndeshjes që i takoi xhiros së 24-t.

Për Unitedin e drejtuar nga trajneri i ri, Michael Carrick, është këndellur. Ka arritur  fitoren e tretë rresht pas triumfit në derbi ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit. 

Casemiro fillimisht kaloi Unitedin në epërsi 1:0 në minutën e 19-të, ndërsa asistoi për golin e dytë të realizuar nga Matheus Cunha në minutën e 56-të.

Fulhamit në minutën e 85-të ngushtoi me golin e realizuar nga penalltia. I saktë nga pika e bardhë ishte Raul Jimenez. Golin për 2:2 e shënoi Kevin në minutën e 91-të, kurse Unitedi fitoi falë golit të Sheshkos në minutën e 94-t.

Me fitore, Unitedi është ngritur në vendin e katërt me 41 pikë. Fulhami bie në vendin e tetë me 34 pikë.

Chelsea ka rënë nga pozita e katërt në pozitën e pestë pas fitores së Unitedit.