Futboll

Tottenhami humb në shtëpi

Tottenham

Tottenham Hotspuri nuk ka arritur që të fitoj pikë në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e tetë të Premier Leagues. 

Tottenhami të dielën u mposht 2:1 nga Aston Villa në shtëpi. 

Për skuadrën që drejtohet nga trajneri Thomas Frank, Tottenhamin, ishte disfata e dytë këtë edicion në elitën angleze. Ndërsa ishte e para pas shtatë ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha garat. 

Rodrigo Bentancur e kaloi në epërsi Tottenhamin në minutën e pestë. Por më pas, Villa, i realizoi dy gola për përmbysjen e madhe. 

Morgan Rogers i barazoi shifrat në minutën e 37-të, kurse golin e fitores e shënoi Emiliano Buendia në minutën e 77-të. Për Villan ishte fitorja e pestë rresht. 

Tottenhami ka 14 pikë. Villa ka dy pikë më pak. Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.