Futboll

Fitore e thellë e Nottinghamit ndaj Tottenhamit

Nottingham

Nottingham Foresti ka shënuar fitore të thellë 3:0 përballë Tottenhamit të dielën, në ndeshjen e xhiros së 16-të të elitës angleze të futbollit.

Fitorja në shtëpi u arrit falë dy golave të Callum Hudson-Odoit në minutat 28 dhe 50. Golin që e vendosi sfidën e shënoi Ibrahim Sangare, në minutën e 79-të.

Nottingham Foresti me këtë fitore del nga zona e rrezikshme. Tani ka 18 pikë në pozitën e 16-të.

Toottenhami në mesin e tabelës ka 22 pikë.