Nottingham Forestit i kanë mjaftuar tre golat e shënuar në pjesën e parë për ta nisur me fitore edicionin 2025/26 në Premier League.
Nottinghami të dielën pasdite fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Brentfordit. Të tre golat vendësit i realizuan në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChris Wood e shënoi golin e parë në minutën e pestë. Për 2:0 realizoi Dan Ndoye në minutën e 42-të.
Wood e realizoi edhe golin e tretë për Nottinghamin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Igor Thiago nga penalltia në minutën e 78-të.
Nottinghami e fiton për herë të parë ndeshjen hapëse të Premier Leagues që nga edicioni 2017/18.