Chelsea e ka thelluar edhe më shumë krizën e Nottingham Forestit, duke e mposhtur 0:3 në “City Ground”.
Për Nottinghamin ishte ndeshja e dhjetë radhazi që nuk ka shënuar fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitorja e Bluve u vulos në pjesën e dytë falë shkëlqimit të Pedro Netos.
Portugezi fillimisht asistoi për golin e Josh Acheampong në minutën e 49-të, e në minutën e 52-të realizoi edhe vetë.
Reece James në minutën e 84-t shënoi për rezultatin përfundimtar.
Me fitore, Chelsea renditet i katërti me 14 pikë – dy më pak se vendi i parë Arsenali që ka një ndeshje më pak.
Nottinghami në vendin e 17-të ka pesë pikë.