Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Newcastle Unitedit në xhiron e 27-të të Premier Leagues angleze. Me fitoren 2:1 të shtunën mbrëma, City i Pep Guardiolas i afrohet në vetëm dy pikë Arsenalit që i prin tabelës, e që javëve të fundit ka regjistruar rezultate të dobëta.
Nico O’Reilly shënoi dy golat për Cityn në pjesën e parë. Fillimisht kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 14-të. Newcastle barazoi tetë minuta më pas me Lewis Hallin, para se O’Reilly të shënonte sërish në minutën e 27-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e dytë, Newcastle dominoi ndeshjen por nuk arriti të shënonte për të barazuar rezultatin.
City tani ka 56 pikë në tabelë pas 27 ndeshjesh. Arsenali është i pari me vetëm dy pikë më shumë. Në pesë xhirot e fundit, “Topçinjtë” kanë vetëm dy fitore.