Skuadra e Wolverhamptonit e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Premier League.
Wolverhamptoni ka fituar 3:0 të shtunën ndaj West Ham Unitedit. Ishte fitorja e parë për Wolverhamptonin pas 20 xhirove të zhvilluara. Krahas një fitoreje ka edhe 16 humbje dhe tri barazime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tre golat, vendësit i shënuan në pjesën e parë.
Sulmuesi nga Kolumbia, Jhon Arias, realizoi për 1:0 në minutën e katërt.
Goli i dytë u shënua nga Hwang Hee-chan në minutën e 31-të. Dhjetë minutë më pas, 18-vjeçari Matheus Mane, e realizoi golin e tretë.
Edhe West Ham Unitedi nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion.
Ishte humbja e 12-të këtë edicion, krahas pesë barazimeve dhe tri fitoreve.
Wolverhamptoni është në pozitë e fundit me vetëm gjashtë pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita. West Hami ka 14 pikë në vendin e 18-të.