Pak kilometra larg Prishtinës, në Gadime te Lipjanit, nën sipërfaqen e tokës, fshihet një nga thesaret më të veçanta natyrore të Kosovës. Shpella e Gadimës, e njohur për kristalet e rralla të mermerit dhe historinë e saj miliona vjeçare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend. Fatjona ka qenë atje për të parë nga afër bukuritë dhe veçantitë që e bëjnë unike. Ajo ka biseduar me drejtoreshën e kësaj shpelle edhe për vizitorët nga anë e mbanë bota qe po i tërheq kjo shpellë gjithnjë e më shumë.
Pak kilometra larg Prishtinës, fshihet një nga thesaret më të veçanta natyrore të Kosovës.
Shpella e Gadimes, e njohur për kristalet e saj të rralla të mermerit dhe historinë milionavjeçare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend.
Në vizitën tonë brenda shpellës, na shoqëron drejtoresha Adriana Pllana.
Historia e saj nisi krejt rastësisht.
Në vitin 1966, një banor i kësaj zone, teksa po punonte për të ndërtuar shtëpinë e tij, ra në një gropë të thellë.
Edhe
Mbi 25 mijë vizitorë në pishinën e Gërmisë këtë verë
“Shpella është zbuluar në vitin 1966 nga një banor i fshatit, i cili ka qenë duke gërmuar për të hapur tunelet e shtëpisë së vet. Gjatë gërmimeve i rrëshqet dheu dhe hapet një gropë e madhe, ku ai vendos të hyjë brenda dhe të shohë se çka po ndodh. E merr një elektrik dhe hyn brenda. Kur hyn, befasohet kur i sheh këto kristale të bukura që i kemi sipër dhe kureshtja e njeriut bën që të ecë pak, të shohë çka po ndodh në pronën e tij. Duke ecur, e humb rrugën. Kur nuk ka ndriçim, është një errësirë jashtëzakonisht e madhe dhe ai, me dritën të cilën e ka pasur, e cila ka qenë e pamjaftueshme, e ka humbur rrugën në labirintet e shpellës dhe ka ngecur brenda rreth 8 orë. Pastaj, kur e ka gjetur rrugën, ka dalë jashtë. Ditën e nesërme ka shkuar dhe ka lajmëruar autoritetet. Atëherë ka qenë koha e Jugosllavisë së Madhe, ku më pas kanë ardhur ekspertë të ndryshëm nga e gjithë Jugosllavia për të bërë hulumtime, ekspertiza, për të parë se për çfarë shpelle bëhet fjalë dhe kanë parë që bëhet fjalë për një shpellë jashtëzakonisht të bukur nga mermeri, që është dukuri e rrallë natyrore. Gjithashtu, ky vend quhet edhe Oda e Vajit për shkak të këtyre kristaleve sipër që i kemi, që janë jashtëzakonisht të bukura. Këto kristale vazhdimisht pikojnë, pikojnë dhe ne i kemi quajtur Oda e Vajit për shkak se pikojnë këto kristale dhe themi pse nuk është zbuluar më herët", shpjegon Pllana.
Pasuria e shpellës, e cila e bën atë unike, është prania e aragonitëve, të cilët, si zbukurime shpellash, janë dukuri të rralla.
Rrugëtimi vazhdon në sallën koncertale.
Emrin e ka marrë nga studentët e asaj kohe, të cilët mbanin koncerte të ndryshme.
Kjo pjesë ngjan me një amfiteatër natyror.
“Këtu gjendemi në sallën koncertale. Quhet kështu sepse akustika është shumë e lartë në këtë vend. Më parë, nxënësit e shkollës kanë mbajtur koncerte në këtë vend, në këtë hapësirë të vogël. Shpella, gjatë krijimit, ka marrë forma të ndryshme, të cilat ne i kemi emërtuar me emra të ndryshëm, varësisht se në çfarë na kanë ngjarë. Për shembull, në këtë sallë e kemi kokën e peshkut, hartën e Kosovës, mjekrën e Skënderbeut, simbolin e famshëm të dashurisë Romeo dhe Zhulieta e të tjera. Andaj kemi forma të ndryshme që janë krijuar ndër shekuj dhe vite. Shpella ka temperaturën konstante gjatë gjithë vitit, e cila është 16 gradë dhe nuk ndryshon as verës e as dimrit. Shpella ka 1.2 km gjatësi, prej së cilës vetëm gjysma është e gatshme për vizitë që ne ta shohim", u shpreh Pllana.
Vëmendjen e vizitorëve e tërheq një formacion që i ngjan hartës së Kosovës, një nga pikat më të veçanta brenda shpellës.
“Këtu gjendemi te harta e Kosovës. Kur shikojmë atë zgavrën atje, shohim se si ka marrë pamjen e territorit të Kosovës. Gjithashtu, e kemi poshtë edhe kokën e shqiponjës, e cila ka hapur dy krahët dhe po fluturon", ka treguar drejtoresha.
Me të hyrë më thellë, uji vazhdon të jetë magjia e kësaj shpelle, me një liqen të vogël nëntokësor dhe rrjedhat e tij të ngadalta.
Edhe
Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë
Pikërisht këtu ndodhet edhe “Fontana e dëshirave”, një vend që shoqërohet me besime dhe tradita të ndryshme.
Çdo kthesë zbulon një formë tjetër.
Njëra prej tyre njihet si “Zemra e Shpellës” dhe formacioni që e kanë pagëzuar me emrin “Mjekra e Skënderbeut”.
“Vendi ku gjendemi ne tani është, faktikisht, zemra e shpellës. I gjithë krijimi i shpellës supozohet të ketë filluar pikërisht te ky stalagniat këtu. Sipas matjeve që kanë bërë ekspertët, supozohet që kjo shpellë të jetë e vjetër 80 milionë vjet. Domethënë, matjet janë bërë te ky stalagniat. Gjithashtu, një milimetër kristal, për t’u zhvilluar, nevojiten 10 mijë vjet. Andaj, të gjitha këto informata, kur i kanë pasur parasysh ekspertët, kanë ardhur në përfundim se është e vjetër 80 milionë vjet. Ju thashë në fillim që shpella, gjatë krijimit, gjatë kalimit të shekujve dhe viteve, ka marrë forma të ndryshme. Njëra prej tyre është edhe këtu sipër, është mjekra e Skënderbeut dhe është një nga figurat më të bukura që ka shpella. Sigurisht që nuk është figura e vetme që është e bukur, por është shumë e veçantë. Shpella përbëhet nga ujëra tokësore, nëntokësore, pikuese dhe kondenzuese. Prania e ujit është e domosdoshme për zhvillimin e shpellave. Andaj, për këtë na ndihmojnë reshjet e shiut, por edhe ujërat nëntokësore, të cilat tërë kohën kondenzohen dhe pikojnë nga lart, kudo që shkojnë", ka thënë Pllana.
Studiuesit vlerësojnë se kjo shpellë është krijuar rreth 80 milionë vjet më parë.
Ndër formacionet më të njohura janë këto dy kristale të vendosura përballë njëri-tjetrit, të cilat kanë marrë emrin “Romeo dhe Zhulieta”.
“Këtu gjendemi te Kopshti i Dashurisë. Quhet Kopshti i Dashurisë për shkak të gjithë këtyre kristaleve, të cilat për mrekulli e kanë stolisur këtë vend, që është një vend jashtëzakonisht i bukur. Këtu e kemi edhe stalaktitin dhe stalagmitin, të cilët janë shumë afër për t’u bashkuar, por bashkimi i tyre merr me miliona vjet. Prandaj, për këtë arsye, që u merr shumë kohë për t’u bashkuar, e kemi quajtur Romeo dhe Zhulieta. Këtë vend e quajmë edhe Galeria e Aragonitëve. Ta keni parasysh që Shpella e Mermerit i ka dy veçori shumë të rralla. Njëra është prania e mermerit, e cila është dukuri shumë e rrallë natyrore, sepse në gjithë planetin shpellat e mermerit janë vetëm 5 ose 6 dhe ne e kemi fatin që e kemi një pasuri të tillë. Gjithashtu, quhet edhe Galeria e Aragonitëve. Prania e aragonitëve nëpër shpella është gjithashtu dukuri e rrallë natyrore. Çka ka veçori te aragonitët është se, në rastin e tyre, thyhet ligji i gravitetit, sepse uji vjen deri në majë të kristalit. Për shembull, te kristalet e tjera, uji vjen deri në majë dhe pikon poshtë, ashtu siç është e parashikuar me ligjin e gravitetit. Mirëpo, te aragonitët, uji kthehet përsëri lart dhe, duke u kthyer lart, në atë formë edhe kristalizohet dhe formohet kristali aragonit. Shkenca ende nuk e ka vërtetuar pse ndodh kjo dukuri e aragonitëve. Ndoshta një ditë do ta marrim vesh dhe do të jetë shumë interesante”, ka treguar ajo.
Drejtoresha tregon se investimet nuk janë të pakta dhe planifikohet të ketë edhe më shumë, teksa tregon se vizitorët duhet të paguajnë vetëm dy euro.
Edhe
Shpella e gjurmëve të jetës para 300 mijë vjetësh
“Po, kemi pasur investime të ndryshme. Kemi bërë elektrifikimin e ri të shpellës, kemi zhvilluar sistemin smart. Planifikohet të digjitalizohet më shumë shpella, të bëhet ciceroni digjital, të bëhet sistemi digjital për të zëvendësuar ciceronët, por jo zëvendësim 100%, por në shumicën e rasteve. Shpella është e hapur çdo ditë për vizitorë. Nuk e kemi asnjë ditë që nuk është e hapur. Vizita bëhet çdo 30 minuta, shoqërohet nga ciceroni dhe hyrja për person kushton vetëm 2 euro”, ka bërë të
Si kjo shpellë janë gjithsej vetëm 6 në botë.