SOT

Nxënësit e shkollës profesionale të gatshëm për treg të punës

Lënda e teknologjisë ushqimore është e preferuara e nxënësve të klasës së 12-të në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë.

Kjo, sepse në këtë orë ata kanë mundësi të përgatisin ushqime të shumta e të përpunojnë të tjera.

Në këtë orë ata kanë përgatitur pasta e kifle të mbushura me xhemin e bërë me frutat e pemëve në oborrin e shkollës.

Rrugëtimin në shkollën “Abdyl Frashëri” shumë prej nxënësve e kanë filluar me dyshime të nxitura nga paragjykimet për shkollat profesionale.

Por brenda pak kohe u është dëshmuar e kundërta dhe tash ata janë të lumtur për përvojën që kanë krijuar këtu.

Disa nga nxënësit tashmë e praktikojnë edhe si profesion në sektorin e përpunimit të ushqimit.

Kjo vjen si rezultat i kushteve të mira që shkolla i ofron për mësim sa më efikas.

Duke qenë shkollë profesionale ku zhvillohen profile të ndryshme, është e pajisur me serrat për kultivimin e pemëve dhe perimeve, stallat ku rriten bagëtitë nga të cilat e marrin edhe qumështin, nga laboratorët dhe kuzhina ku përgatiten ushqime nga më të ndryshmet.

Për nxënësit e klasës së 12-të ora e teknologjisë së ushqimit është thuajse e natyrshme.

Nuk u nevojiten instruksionet e profesorit për të përgatitur brumërat e gjellët e ndryshme.

E gati të gjithë përbërësit e gatesave që nxënësit i bëjnë janë të përgatitura nga ta.

Shqetësimi i vetëm mbetet interesimi përherë e më i vogël për shkollat profesionale.

Maturantët e shkollës “Abdyl Frashëri” për 3 javë të fundit shkëputen nga mësimi për të praktikuar punën administrative në kabinetin e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.