SOT

Afër 2000 nxënës në mes të arsimit dhe aftësimit profesional

Në mes të Drenasit, ekziston një shkollë që mban emrin e heroit “Fehmi Lladrovci”. Përveç emrit të veçantë, ajo shkollë ka edhe disa drejtime të veçanta të cilat si rrjedhojë kanë bërë që edhe nxënës të komunave të tjera të regjistrohen atje. Shkolla e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në këtë komunë ofron arsim e aftësim profesional. Kjo storie na sjell edhe nxënës që të pavarur, kryejnë shumë eksperimente kimike e biologjike.

Llojshmëria e ngjyrave ngjason me numrin e drejtimeve të shkollës.

Elektroteknikë, makineri, ekonomi, mjekësi, ndërtimtari, kimi, teknologji, art e agrokulturë janë vetëm disa prej drejtimeve që kjo shkollë posedon.

Shkolla e mesme profesionale që mban emrin e heroit Fehmi Lladrovci është ndër shkollat më të reja dhe më të suksesshme në rajonin e Drenasit.

Ky institucion ka afër 2,000 nxënës, dhe është e ndarë në disa drejtime profesionale.

Gjendet në mes të Drenasit teksa është pajisur me kushte standarde e kabinete të ndryshme.

Teksa profesori ligjëron, nxënësit arrijnë që këto eksperimente të shpjeguara më pas t’i realizojnë edhe vetë.

Për secilën punë, nuk munguan vullneti e as shpjegimi.

Përveç eksperimenteve kimike, nxënësit duket se shumë qejf e kishin edhe biologjinë.

Drejtori i kësaj shkolle ka treguar për historinë, veçantinë dhe bashkëpunimet e kësaj shkolle, e cila daton që nga viti 1993.

Sipas drejtorit, falë drejtimeve që kanë, çdo vit, numri i nxënësve që regjistrohen në këtë shkollë qëndron pothuajse i njëjtë.

Shkolla ka nxënës që vijnë edhe nga komuna të tjera.

Shkolla “Fehmi Lladrovci” ka arritur që ndër vite të kualifikohet si shkolla më e suksesshme në disa komuna të Kosovës.

 Nxënësit kanë fituar projekte, gara e çmime të ndryshme duke treguar sukses dhe duke pasqyruar edhe angazhimin e stafit.