Kjo është Leonita Haliti, nxënëse e drejtimit teknologji ushqimore në shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” në kryeqytet.
E në bazë edhe të profesionit që ka zgjedhur, ajo ka edhe orët praktike. Kësaj radhe ajo po gatuante bukë dhe kifle brenda kuzhinës së shkollës.
E zgjedhja e profesionit erdhi nga pasioni që kishte për gatimet.
Ajo thotë se profesioni i saj nuk është edhe i zakonshëm te ne, madje edhe flet edhe për cilësinë e ushqimit në vend.
Por me zhvillimin e këtij profesioni, Leonita pret që në të ardhmen të ketë edhe një biznes të sajin personal.
Edhe
Në rritje interesimi i të rinjve për shkolla profesionale
E profesori i teknologjisë ushqimore, Mergim Mestani, thotë se shkollat profesionale nuk janë të promovuara sa duhet edhe nga ana e institucioneve përkatëse, prandaj edhe interesimi për to nuk është edhe i lartë.
Ai madje shton se shkolla e agrobiznesit dhe teknologjisë nënvlerësohet nga ana e masës.
Por shton se këto paragjykime kanë nisur të zbehen pak. Vajzat dhe interesimi i tyre për shkolla profesionale kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë.
Ka disa vjet që nxënësit e Prishtinës kur përfundojnë klasën e 9-të mund të marrin këshilla për orientim në karrierë.
Qendra e cila u hap nga Helvetas ka për qëllim që përveç ndihmës në zgjedhje të shkollës, të lidhë nxënësit edhe me tregun e punës apo të aplikojë sistemin zviceran.
Edhe
Nxënësit e shkollave profesionale përmes mësimit dual përgatiten për tregun e punës
Islami thotë se ka raste kur nxënësit nuk bëjnë përzgjedhjen në bazë të talentit, por udhëzohen nga preferencat që kanë për argëtim apo edhe nga imazhi që ka një shkollë, sidomos gjimnazet.
Në shkolla profesionale në Kosovë nxënësit kanë mundësi edhe për praktikë brenda shkollës, duke iu përshtatur drejtimit të tyre. Sera me bimë e ferma kafshësh mund të gjesh në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë dhe të ngjashme në komunat e tjera.