Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Në mungesë konvikti, gjimnazistët udhëtojnë qindra kilometra

Ky është fundi i kilometrit të 50-të që Fisnik Halimi përshkon çdo ditë mësimi.

Ai bën rrugën nga Livoqi i Epërm i Gjilanit për në Prishtinë nga e hëna në të premte për të arritur në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, aty ku po e vazhdon shkollimin e mesëm.

17-vjeçari rrëfen se janë të shumta vështirësitë me të cilat përballet derisa të mbërrijë në shkollë.

Me gjithë këta faktorë që i riu përmendi, ai kërkon një zgjidhje që do t’ia mënjanonte këto probleme.

Është nxënës i vitit të parë, megjithatë qysh tash ka filluar t’i mendojë pasojat që do ta presin për tre vjet nëse nuk bëhet një zgjidhje.

Edhe Veterniku ende në pritje të shkollës Arbëri Veterniku ende në pritje të shkollës

E edhe pse sakrifikon, nxënësi beson që mundi që e bën do të shpërblehet një ditë.

Gjimnazi i Specializuar Matematikor pranon nxënësit nga e gjithë Kosova.

E Halimi nuk është i vetmi nxënës që udhëton nga larg.

Lirak Kadria e bën edhe një gjysmë rruge më shumë se Fisniku.

Ai udhëton nga Prizreni, e sipas tij vështirësitë janë të shumta, përfshirë edhe mjetet financiare.

Kadria thotë se orët që i shfrytëzon në rrugë po të kishte mundësi do t’i shfrytëzonte për të mësuar.

Ndonëse Vushtrria është më afër se dy vendet e tjera, Feride Uka që udhëton nga atje thotë që nga rruga e gjatë jeta bëhet më dinamike e menaxhimi i kohës bëhet problem.

Edhe Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij Arbëri Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij

Një diferencim mes nxënësve që udhëtojnë e atyre banorë të rrethinës e bën edhe profesori Leutrim Kika.

Sipas tij, rruga e gjatë ndikon në humbjen e koncentrimit te nxënësit.

Kika thotë që ndërtimi i konviktit është paraparë e nëse realizohet do të ishte një faktor pozitiv për nxënësit.

I vetëdijshëm për sfidat e nxënësve është edhe drejtori i këtij gjimnazi, Shemsi Berisha.

Sipas Berishës, pranimi i nxënësve nga e gjithë Kosova, ndonëse është përparësi, nuk po mund të shfrytëzohet nga të gjithë.

Drejtori konstaton se kërkesa për një konvikt është bërë kaherë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Edhe Mbushen leximoret e konvikteve, studentët përgatiten për provime SOT Mbushen leximoret e konvikteve, studentët përgatiten për provime

Krahasuar me vitet e mëhershme, sipas drejtorit, interesimi i nxënësve për të vazhduar shkollimin e mesëm në këtë gjimnaz ka rënë.

Ndonëse sfidat për nxënësit janë evidente, drejtori tregon se bursat për ta janë ndarë e madje gjatë kohës së pandemisë shuma që e kanë marrë është dyfishuar nga 50 në 100 euro.