Recetat e Lindës

Kifle me rrush të thatë

Përbërësit:

750 gr miell

10 gr majë buke

50 gr sheqer

100 ml vaj ulliri

2 vezë

350 ml qumësht

1 lugë supë kanellë

100 gr rrush të thatë

Përgatitja:

Së pari e ulim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë, e lëmë të qëndrojë 20 minuta, pastaj e kullojmë.

Në një enë shtojmë të gjithë përbërësit e ngurtë së bashku me rrushin.

Gatuajmë brumin duke i shtuar përbërësit e lëngshëm, që duhen të jenë të vakët, nga e ngrohta.

Brumin e gatuar e lëmë të dyfishohet.

Brumin e dyfishuar e hollojmë me trashësi rreth 1.5 cm, e ndajmë në katrorë të vegjël dhe i vendosim në tepsi për mafinë.

I lëmë sërish të dyfishohen, pastaj i lyejmë sipër me gjalpë, dhe piqen në 180°C.

Image