Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka publikuar të shtunën listën e Kosovës U21, që në këtë vit do t’i ketë edhe tri ndeshje.
Në fakt do të jenë ndeshjet e fundit të kualifikimeve për “Euro 2027” që organizohet në Shqipëri e Serbi.
Kosova U21 është thuajse pa gjasa për të avancuar tutje, pasi ka mbetur prapa në tabelë.
Grupit A i prin Spanja me 21 pikë në shtatë ndeshje, ndërsa Finlanda është e dyta me 16 pikë.
Rumania e treta i ka 13 pikë, ndërsa Kosova e katërta është me tetë pikë.
Prapa Kosovës janë Qiproja me tri pikë dhe San Marino, pa pikë.
Kosova më 24 shtator luan në udhëtim te San Marino. Më 30 shtator e pret Qipron, ndërsa kampanjën kualifikuese e mbyll më 6 tetor ndaj Finlandës në Prishtinë.
Për këto ndeshje, përzgjedhësi Kryeziu ka ftuar 23 futbollistë.
Stërvitja e parë e këtij grumbullimi do të jetë më 26 shtator nga ora 10:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
