Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U21 vazhdon përgatitjet për duelin ndaj Qipros

Kosova U21

Pas fitores 3:0 javën e kaluar në San Marino, futbollistët e Kosovës U21 synojnë pikët e plota edhe ndaj Qipros U21.

Ndeshja Kosova U21 – Qipro U21 luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

Është ndeshja e parafundit kualifikuese për Evropianin U21 që mbahet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027.

“Besoj se do ta arrijmë një rezultat pozitiv ndaj Qipros”, ka thënë futbollisti i Kosovës, Elvir Gashjani.

Shpresat e Kosovës po përgatiten në Kampin Nacional në Hajvali për ndeshjen ndaj Qipros.

“Pas fitores në lojën e parë atmosfera është e mirë. Na pret ndeshje e vështirë, por stërvitjet kanë shkuar mirë dhe jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen”, ka theksuar Dren Zeqiri.

Ekipi U21 i Kosovës më 6 tetor e luajnë në shtëpi ndeshjen e fundit kundër Finlandës U21.

Kosova U21 është në vendin e katërt me 11 pikë. Është pa gjasa për kualifikim në Evropianin U21.

Spanja është në vendin e parë me 21 pikë, kurse Finlanda zë vendin e dytë me 19 pikë.