Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll, të martën e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Qipros U21.
Pas fitores 3:0 javë ne kaluar në San Marino, Kosova synon fitore edhe ndaj Qipros.
Ndeshja Kosova U21 – Qipro U21 luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.
Futbollistët e Kosovës U21 kanë thënë se janë gati për fitoren e radhës.
Është ndeshja e parafundit kualifikuese për Evropianin U21 që mbahet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027.
Kosova U21 është në vendin e katërt me 11 pikë. Është pa gjasa për kualifikim në Evropianin U21.
Spanja është në vendin e parë me 21 pikë, kurse Finlanda zë vendin e dytë me 19 pikë.
Ekipi U21 i Kosovës më 6 tetor e luajnë në shtëpi ndeshjen e fundit kundër Finlandës U21.