Futbollistët e Përfaqësueses U21 të Kosovës të martën kanë arritur në San Marino.
Kosova U21 do t’i luajë tri ndeshjet e fundit të kualifikimeve për “Euro 2027”, që organizohet në Shqipëri e Serbi.
Kosova më 24 shtator luan në udhëtim me San Marinon.
Më 30 shtator e pret Qipron, ndërsa kampanjën kualifikuese e mbyll më 6 tetor ndaj Finlandës në Prishtinë.
Grupit A, ku gjendet Kosova, i prin Spanja me 21 pikë.
Finlanda është e dyta me 16 pikë. Tri pikë më pak ka Rumania në pozitën e tretë. Kosova e zë vendin e katërt me tetë pikë.
Prapa Kosovës janë Qiproja me tri pikë dhe San Marino, pa pikë.