Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Publikohet lista e Kosovës U21 për duelin ndaj San Marinos

21

Përzgjedhësi i grupmoshës U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani, ka ftuar 23 futbollistë për duelin kualifikues të “Euro 2027” ndaj San Marinos. 

Ky ballafaqim luhet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova është në Grupin A, ndërsa ka marrë një pikë nga dy ndeshjet e para. 

Barazoi në udhëtim te Rumania pa gola, ndërsa u mposht në shtëpi nga Spanja 3:1. 

Grupit ku është Kosova i prijnë Finlanda dhe Spanja me nga gjashtë pikë në dy ndeshje. Rumania është e dyta me katër pikë. 

Qipro dhe San Marino janë në vendin e pestë dhe të gjashtë, përkatësisht të fundit, pa pikë. 

Në muajin nëntor, Kosova do t’i ketë edhe dy ndeshje tjera kualifikuese. 

Të dyja i luan në udhëtim, te Qipro dhe Finlanda.