Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

12 ushqime me proteina e fibra

Ushqimet e pasura me proteinë dhe fibra

Ushqimet e pasura me proteinë dhe fibra

Ndërkohë që proteinat dhe fibrat janë komponime të rëndësishme për shëndetin, dietologët çdo ditë e më shumë rekomandojnë që ato të konsumohen nga ushqimet bimore.

Për këtë EatThisNotThat ka bërë një listë me ushqime bimore që janë të mbushura me proteina e fibra.

Fasulet e zeza

Fasulet e zeza janë burim i mirë i proteinës dhe fibrave si dhe përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, të cilët mund të ulin rrezikun nga sëmundjet kronike si kanceri e sëmundjet e zemrës. 

Përveç që janë të pasura me këto vlera ushqyese, këto fasule kanë indeks glikemik të ulët, gjë që i bën të jenë ushqim ideal për tu konsumuar nga personat me sëmundje të diabetit, pasi stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Thjerrëzat

Sikur fasulet edhe thjerrëzat janë të mbushura me fibra, të cilat ndihmojnë prodhimin e baktereve të mira në zorrë. Kjo gjë ndihmon tretje, ul rrezikun nga kapsllëku, ul ndjenjën e të qenit të fryrë dhe i ndihmon shëndetit të zorrëve. 

Edhe Gjashtë ushqime që kanë më shumë fibra se fasulet Lifestyle Gjashtë ushqime që kanë më shumë fibra se fasulet

Thjerrëzat përmbajnë edhe proteinë si dhe vlera të tjera ushqyese përfshirë vitaminën B, folate, bakër, mangan e hekur.

Bullguri

Bullguri është drithë e plotë që ofron sasi të bollshme të fibrave, ndihmon uljen e nivelit të yndyrës në gjak dhe mbështet sistemin tretës.

Tërshëra

Tërshëra përmban fibrën që quhet beta glukan, e cila ndihmon në zvogëlimin e nivelit të yndyrës në gjak. Përveç kësaj, tërshëra, balancon nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon tretjen dhe rregullon apetitin.

Bademe

Bademet janë po ashtu burim shumë i mirë i fibrave dhe proteinës. Përmbajnë vitaminën E, e cila është antioksidant i fuqishëm që ndihmon qelizat e lëkurës duke i mbrojtur nga dëmtimi.

Farat e Lirit

Farat e lirit, janë burim shumë i mirë i fibrave, proteinës dhe acidit yndyror omega3, që ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Kinoa

Kinoa përmban nëntë aminoacide esenciale përfshirë manganin, magnezin dhe fosforin. Kinoa klasifikohet si drithë e plotë. 

Edhe Katër ushqime të pasura me proteina dhe fibra Lifestyle Katër ushqime të pasura me proteina dhe fibra

Ajo nuk përmban gluten dhe është e mirë për personat që kanë anergji në stomak.

Fëstëkët

Fëstëkët përmbajnë proteinë e fibra, por edhe antioksidantë të fuqishëm që ndikojnë për mirë në shqisën e të parit. Ata mbrojnë nga çrregullimet e ndryshme të syrit.

Farat Chia

Farat chia përmbajnë sasi të bollshme të acidit yndyror omega3, gjë që mbështet shëndetin e zemrës dhe trurit. 

Këto farat ulin edhe rrezikun nga sëmundja e kancerit, sepse përmbajnë shumë antioksidantë, të cilët zvogëlojnë inflamacionet.

Tempeh

Tempeh është një ushqim që përfitohet nga bima e sojës dhe përmban fibra, proteina e probiotikë, të cilët ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Është zëvendësim i mirë për mishin dhe mund të përdoret si alternativë në sallata e sandviçë.

Qiqrrat

Qiqrat gjithashtu përmbajnë shumë fibra e proteinë, ndihmojnë rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak dhe përmirësojë shëndetin e zemrës.

Edhe Zëvendësuesit e mishit për proteina Lifestyle Zëvendësuesit e mishit për proteina
Soja

Soja është burim i mirë vlerave ushqyese, antioksidant i fuqishëm që ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri. 

Soja përmban fibra, proteinë si dhe vitamina e minerale, përfshirë vitaminën K dhe folatet.