Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, është mbajtur seanca ndaj Fitore Pacollit, Salih Zybës dhe Drita Millakut, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në marsin e vitit 2018, në kohën kur që të tre kanë qenë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Të akuzuarit e kanë quajtur të pabazë aktakuzën, ndërsa kanë kërkuar që seanca tjetër të mbahet pas 45 ditësh, me arsyetimin se vendi po futet në proces zgjedhor
Videoincizime dhe raporte nga vendi i ngjarjes ka prezantuar të enjten si prova materiale Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë gjykimit në rastin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, e në të cilin të akuzuar janë Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku.
Ata akuzohen se kanë hedhur bombola të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit gjatë seancës së 21 marsit të 2018-s, në kohën kur që të tre kanë qenë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Provat materiale, Gjykata ka vendosur që të shikohen në një seancë tjetër, ndërkaq i pandehuri Zyba ka kërkuar që seanca të caktohet pas 45 ditësh, për shkak të procesit zgjedhor që po e pret vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Meqë jemi figura publike dhe politike, dhe dikush e konsumon si material propagandistik në raport me subjektin, me ne e me çështjen”, ka theksuar ai.
Paraprakisht në seancë, palët i kanë dhënë fjalët e tyre hyrëse. Me këtë rast, Zyba ka theksuar se lënda nuk ka ekspertizë dhe se “prokuroria në atë kohë ka qenë e kapur”.
“Kur është një ekspertizë ose grup profesional, kam kënaqësinë dhe obligimin që të komunikoj me ta, jo me akuza të prokurorisë së kapur në atë kohë, e cilësoj, jo me medium të pambikëqyrur, jo profesional. Këtij aktivitetit në Kuvend i ka paraprirë qëndrimi publik, politik e simbolik”, ka thënë ai.
Avokati i Zybës, Hasan Jashari, ka thënë se tymi në sallën e Kuvendit ka qenë për të arritur një qëllim politik.
“Ne si mbrojtje konsiderojmë se ai tym që është përdorur për të arritur një qëllim politik, për të pamundësuar që të merret një vendim nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, i cili vendim ka qenë i dëmshëm për vendin tonë”, është shprehur Jashari.
Kritika për aktakuzën ka shprehur edhe avokati Lavdrim Salihu, i cili e përfaqëson të akuzuarën Fitore Pacolli.
“Kjo akuzë është e mangët, për shkak se, në aspektin kohor, edhe pse kemi të bëjmë me një veprim konkret, shkruhet interval kohor prej 23 orësh. Nuk kemi konkretizim të veprimit të secilit nga kryerësit, edhe pse kemi të bëjmë me katër kryerës, siç pretendon Prokuroria, ndërsa përshkrimi është i përgjithshëm”, ka theksuar Salihu.
Për këtë, Gjykata e ka urdhëruar Prokurorinë që të saktësojë në aktakuzë veprimin e secilit të pandehur.
Avokati Salihu ka propozuar edhe që të ftohet një ekspert për të dëshmuar po qe se tymi që është përdorur në Kuvend hyn në grupin e armëve. Por këtë e kanë kundërshtuar Prokuroria dhe Gjykata.
“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e një eksperti, duke vlerësuar se raporti i ekspertimit, është mjaftueshëm i qartë, i cili vërteton se të pandehurit më datën 21.03.2018 kanë përdorur armë, në këtë rast, gaz irritues. Arsyeja e kundërshtimit është se ky raport gjen mbështetjen edhe në prova të tjera materiale”, ka thënë prokurori Valdrin Krasniqi.
Të pandehurit akuzohen për dy vepra penale – Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, ku përfshihet hedhja e gazit lotsjellës, si dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Për të njëjtat vepra penale akuzohet edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, mirëpo në seancën e 16 janarit të këtij viti, Gjykata ka vendosur ta veçojë procedurën ndaj tij, meqë ai nuk është paraqitur në seancë.