Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vepra e Banksyt vidhet më pak se një orë pas zbulimit

Dy burra janë filmuar teksa marrin veprën e Banksyt nga një rrugë në jug të Londrës, në më pak se një orë pasi që u konfirmua si vepër origjinale e artistit, Banksy. Vetë artisti e kishte konfirmuar autorësinë

Vepra e cila paraqet tre aeroplanë në një shenjë të komunikacionit të ndalimit në Peckhamm, është konfirmuar në Instagram se është e realizuar prej Banksyt. Dy burra janë filmuar teksa marrin veprën e Banksyt nga një rrugë në jug të Londrës, në më pak se një orë pasi që u konfirmua si vepër origjinale e artistit. Vetë artisti e kishte konfirmuar autorësinë – një shenjë trafiku ndalimi, me tre aeroplanë në të, e thënë se ishte referencë për fluturake të ushtrisë – në një postim në rrjetet sociale, të premten në mesditë.

Në një video të shpërndarë në mediat sociale, shikuesit shohin se si dy burra shihen duke zbritur tabelën në një udhëkryq në mes “Southampton Way” dhe “Commercial Way” në Peckham rreth orës 12:30.

Dëshmitarët mund të dëgjohen duke thënë “oh Zot” në sfond teksa njëri nga burrat merr shenjën e ndalimit dhe ikën. Dëgjohet dhe zëri i një gruaje që thotë: “Më bezdis shumë kjo”.

Mësohet se Banksy nuk kishte të bënte fare me këtë rrëmbim.

Një përmbledhje e fotografive ishin publikuar në faqen e Instagramit të artistit, pa një mbishkrim apo shpjegim, por duke konfirmuar kështu autorësinë e saj.

Edhe Banksy godet politikanin arrogant me shtatore në Londër Kulturë Banksy godet politikanin arrogant me shtatore në Londër

Për shkak të famës së artistit, shitja e një vepre të tij të vjedhur mund të jetë e vështirë. Vitin e kaluar, tre burra rreth të 30-ave u burgosën në Francë për vjedhjen dhe grabitjen e një pikture të Banksyt, e cila ishte një homazh për viktimat e sulmit të vitit 2015 në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris.

Gjashtë muaj më vonë, në një incident tjetër, tetë persona u arrestuan për vjedhjen e një murali të pikturuar nga një artist i paqasshëm i rrugës nga një mur në periferi të Kievit, kishin thënë autoritetet ukrainase.

Banksy do të lëshojë certifikata autenticiteti për veprat e artit që nuk konsiderohen të vjedhura ose të marra në mënyrë të parregullt nga individë, përmes ekipit të “Pest Control”, kontrollit të dëmtuesve të artit, i cili merret me vërtetimin e autenticitetit të veprave.

Në vitin 2019, një burrë që mori një skulpturë të Banksyt nga një bazament në Londrën qendrore kontaktoi policinë pasi iu vodh dhe u shfaq në shtëpinë e ankandit “Sotheby”.

Në shënimet e shtëpisë së ankandeve, për “The Drinker” shkruhet se vepra ishte “rigjetur në mënyrë misterioze” duke sugjeruar se ajo ishte marrë nga Banksy ose bashkëpunëtorët e tij dhe, pas konsultimit me policinë, “Sotheby” njoftoi se ishte i kënaqur që shitësi kishte të drejtën ligjore për ta nxjerrë veprën në ankand.

Avioni në shenjën e ndalimit u ngjante avionëve nga vepra artistike e Banksyt në vitin 2017, “Civilian Drone Strike”, e cila paraqet një treshe dronësh duke bombarduar një vizatim fëmijëror të një shtëpie. Ajo u hodh në ankand në panairin e “Art The Arms” dhe mblodhi 205 mijë funte (236 mijë euro) për Fushatën kundër Tregtisë së Armëve. Banksy ka realizuar disa vepra të tjera sivjet, duke përfshirë “Valentine’s Day Mascara” për Ditën e Shën Valentinit, një mural me peshë 3.8-tonëshe, i cili u shfaq në anën e një shtëpie në Margate të Kentit, në ditën e Shën Valentinit. Murali përshkruante një amvise të viteve 1950 me sy të fryrë dhe pa një dhëmb, të veshur me një përparëse dhe dorëza të verdha duke hedhur një burrë në një frigorifer.

Në shtator, ajo u vendos në hollin e ekspozitës “Art of Banksy” në “Regent Street”, në qendër të Londrës, ku mund të shikohet falas.

Edhe Tri vepra të Banksyt nxisin mosmarrëveshje midis Anglisë dhe Italisë Kulturë Tri vepra të Banksyt nxisin mosmarrëveshje midis Anglisë dhe Italisë

Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Enis Bytyqi