Pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar për përfshirjen e tyre në grabitjen e Luvrit, ka bërë të ditur prokurorja e Parisit, Laure Beccuau.
Ata u arrestuan të mërkurën në mbrëmje në rajonin e Parisit, ka njoftuar zyra e Beccuau.
I dyshuari kryesor është midis të arrestuarve, ka raportuar Agence France Press (AFP).
Arrestimet e reja vijnë pasi dy burra të arrestuar javën e kaluar në lidhje me vjedhjen e rëndë "e pranuan pjesërisht" përfshirjen e tyre.
Stolitë me vlerë rreth 90 milionë euro u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë më 19 tetor, kur katër hajdutë hynë me forcë në ndërtesë në mes të ditës.
Stolitë nuk janë rikthyer ende dhe banda e përfshirë mund të jetë më e madhe se katër personat e kapur nga kamerat e sigurisë, ka thënë Beccuau të mërkurën.
-
Luvri do të instalojë 100 kamera të jashtme deri në fund të 2026-s
-
Njëri nga të arrestuarit për grabitjen në Luvër është ish-roje sigurie në një muze
-
Dy nga të dyshuarit për grabitjen në Luvër ishin dënuar 10 vjet më parë për vjedhje
-
Kapen dy të dyshuar për vjedhjen në “Louvre”, synonin ikje jashtë vendit
-
Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes rreth 90 milionë euroshe