Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston një person për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar një person për të cilin ishin lëshuar tri urdhëresa nga Gjykata Themelore.

I dyshuari po kërkohej për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

“Me datën 23.12.2021 rreth orës 21:20, polica në Mitrovicë ka realizuar ekzekutimin e tri urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Mbi bazën e urdhëresave është arrestuar i dyshuari G. B., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresat: Ed.nr.51/20, Ed.nr.99/20 dhe Ed.nr.82/21, për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.