Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë me urdhëresë të gjykatës

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një person në Fushë-Kosovë me urdhëresë të gjykatës.

B.B. 29-vjeçar po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për blerje, posedim, shpërndarje e shitje të paautorizuar të substancave narkotike. Për këtë vepër është dënuar me dy vjet e dy muaj burgim.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.