Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar dhe e ka dërguar në vuajtje të dënimit prej dy vjetësh burg të dënuarin A.M., për të cilin ka pasur Urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata
“Stacioni policor në Rahovec me datën 22.11.2022 pas mbledhjes së informatave inteligjente lidhur me vendndodhjen e personit A. M., i lindur në vitin 1997, është arritur të bëhet arrestimi i tij bazuar në Urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’, i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve si dhe me dënim me gjobë 1000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
-
Arrestohet i dënuari me 10 muaj burgim për posedim të narkotikëve
-
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë me urdhëresë të gjykatës
-
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate
-
Arrestohet një person në Prishtinë, i dënuar me pesë vjet burgim për dhunim
-
Pesë vjet burgim shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve në Kosovë