Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili poi kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës. Ai po kërkohej për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Aksioni u realizua nga zyrtarë policorë të Fushë-Kosovës.
I dyshuari u dërgua për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj. Ai gjithashtu është i gjobitur edhe me 20 mijë euro.
“Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë-Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. D. E mashkull, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit e 8 muaj), i arrestuari po me të njëjtën urdhërese ka gjobën 20.000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Arrestohet në Fushë-Kosovë i kërkuari me katër urdhëresa të gjykatës
-
Arrestohet për posedim të narkotikëve, i gjendet kokainë, barna e mbi 19 mijë euro
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Tri raste të shitblerjes së narkotikëve në 24 orët e fundit, një person në kërkim nga policia
-
Arrestohet një i kërkuar në Leposaviq