Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në Gjakovë i ka arrestuar 4 persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Për këtë rast Policia ka njoftuar se ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

“Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar; Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë rreth 293.96 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë rreth 124 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 13 gramë, substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gramë, një armë zjarri e shkurtë me dy fishekë, një pushkë ajrore pa numër serik, 90 fishekë kalibër të ndryshëm, para të gatshme në shumë 6536.76€, 474 dollarë amerikanë, dhe 60 franga zvicerane, si dhe pesë telefona mobil të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim. 

Katër personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë.